Flash

Për herë të parë në historinë e SHBA-së presidenti në detyrë i bashkohet protestës së punëtorëve

Lapsi.al 27 September 2023
Për herë të parë në historinë e SHBA-së

Joe Biden iu bashkua protestave të punëtorëve të automjeteve në Michigan, duke u bërë presidenti i parë amerikan në detyrë në historinë e SHBA-së që e bënë një gjë të tillë. “Armiku sot nuk është ndonjë vend i huaj kilometra larg, ai është pikërisht këtu në zonën tonë. Kjo është lakmi e korporatës”, tha presidenti i UAW, Shawn Fain.

Në një deklaratë të martën, GM nuk e kritikoi presidentin që po e mbështet sindikatën. Biden u tha anëtarëve të UAW-së se ata meritojnë një “rritje të konsiderueshme të rrogës”. Duke iu drejtuar turmës, Biden tha se punëtorët “shpëtuan industrinë e automobilave në vitin 2008 dhe më parë” dhe bënë shumë sakrifica kur “kompanitë ishin në telashe”, sipas CNN.

Biden vuri në dukje se ai ka thënë shumë herë se klasa e mesme e ndërtoi Amerikën dhe të martën ai deklaroi se “sindikatat ndërtojnë klasën e mesme – ky është një fakt”.

“Ju e meritoni atë që keni fituar dhe keni fituar shumë më tepër sesa po paguheni tani”, tha ai. Sindikata UAW njoftoi javën e kaluar se po zgjeronte grevën e saj kundër GM dhe Stellantis në përgjigje të asaj që e quajti “mungesë lëvizjeje” nga të dy kompanitë. Ford, kompania e tretë në Big Three, u kursye kryesisht nga greva falë përparimeve në ofertat e kompanisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI