Flash

Sekuestrohen mbi 50 kg känabis në Pogradec, vihet në pranga 45-vjeçari

Lapsi.al 27 September 2023
Sekuestrohen mbi 50 kg känabis në Pogradec, vihet në pranga

Një 45-vjeçar u arrestua në fshatin Vërdovë të Pogradecit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Restart 16”.

Klodian Kllomollari është arrestuar në flagrancë, teksa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të ci...

07:35

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI