Flash

Travis Kelce flet për takimin me Taylor Swift

Lapsi.al 27 September 2023
Travis Kelce flet për takimin me Taylor Swift

Travis Kelce ka folur për herë të parë që nga takimi i tij me Taylor Swift.

Aludimet për një romancë dashurie mes dyshes, kanë qarkulluar për javë të tëra dhe më në fund ata u shoqëruan gjatë fundjavës.

Në një video prezantuese për episodin e ri të podcast-it "New Heights", vëllezërit diskutojnë rreth takimit.

“Ne e kemi shmangur këtë temë për shkak të respektit për jetën tënde personale – tani duhet të flasim për të”, tha Jason Kelce në klipin 21 sekonda. "Jeta ime personale që nuk është më aq personale," bën shaka Travis Kelce, duke shtuar, "E di  ia bëra vetes Jason, e di këtë".

Më pas video përfundon me Travis duke qeshur, me një njoftim se episodi i plotë do të dalë të mërkurën.

Swift u komentua në rrjetet sociale pasi u pa duke brohoritur për Travis Kelce në ndeshjen e Kansas City Chiefs të dielën. Travis më parë zbuloi se e kishte ftuar artisten të merrte pjesë në lojë, por nuk ishte i sigurt nëse ajo do vinte.

Sapo mbaroi ndeshja, dyshja dolën së bashku nga stadiumi, ku këngëtarja u pa “duke qeshur  dhe duke mbuluar fytyrën” teksa hipi në makinën e tij./Lapsi.al

Të këshilluara

Shakira akuzohet sërish për mashtrim tatimor

Prokurorët në Spanjë e kanë akuzuar edhe një herë Shakirën për mashtrim tatimor – këtë herë  lidhur me taksat e depozituara për të ardhurat e saj në vitin 2018....

17:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI