Flash

Twitter rrjeti social që dezinformon më shumë

Lapsi.al 27 September 2023
Twitter rrjeti social që dezinformon më shumë

Referuar studimit më të fundit të Komsionit Evropian, platforma “X” (e quajtur Twitter më herët), ka përqindjen më të madhe të dezinformimit nga gjashtë rrjetet më të mëdha sociale në botë.

Në studim u morën mbi 6 mijë postime të ndryshme të rrjeteve sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X (Twitter) dhe YouTube. Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi – Spanja, Polonia dhe Sllovakia.

“Platforma me përqindjen më të madhe të dezinformatave, që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformata, ishte X. YouTube kishte nivelin më të ulët”, thuhet në studim.

Studimi u krye nga TrustLab, një start-up për monitorimin e dezinformatave, si pjesë e punës për të mbështetur kodin e praktikës së BE-së për dezinformimin.

“X” do t’i nënshtrohet Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) që regullon sjelljen e platformave të mëdha teknologjike. Kompanitë që nuk e respektojë atë, mund të gjobiten deri në 6% të xhiros globale që kanë.

Të këshilluara

Ilda largohet nga " Love Island"

Ilda vendosi ditën e djeshme të largohej përfundimisht nga vila e dashurisë. "Unë sot largohem nga vila me vullnetin tim të lirë, për arsyet e mia personale....

10:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI