Flash

Video/ Muriqi tremb Barcelonën e futet në historinë e La Liga: gol e asist i kosovarit

Lapsi.al 27 September 2023
Video/ Muriqi tremb Barcelonën e futet në historinë e La Liga:
Duhej 20-vjeçari Fermin Lopez që të shpëtonte Barcelonën kundër Mallorca të udhëhequr nga Vedat Muriqi. Ish-lojtari i Lazio, i cili shënoi gol dhe asist në javën e shtatë të La Liga, trembi blaugranat, të cilët megjithatë rikuperuan dy herë, duke marrë në shtëpi një pikë të çmuar. Girona, në këtë pikë, mund të kalojë Lewandowski dhe shokët e tij të skuadrës në krye të kampionatit.

NDËSHKUESI I BARCELONËS

Kampionët e Spanjës barazuan në ndeshjen e mesjavës së La Liga. Përfundoi 2-2 në Estadi de Son Moix kundër një Mallorca të tërhequr nga 'pirati' Muriqi. Një tjetër nisje e përpjetë për katalanasit, që e panë veten në disavantazh pas 8 minuatsh. Antonio Sanchez rikuperoi topin dhe shërbeu në qendër, ku Muriqi nuk gaboi. Raphinha u kujdes për të ekuilibruar rezultatin nga distanca, duke thyer Rajkovic njëzet minuta më vonë. Vendasit e rifituan menjëherë epërsinë e ndeshjes me protagonist sulmuesin kosovar. Në rivënien e portierit Muriqi mori rolin e asistuesit dhe shërbeu për Prats, që në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë bëri rezultatin 2-1. Zëvendësimet shpëtuan teknikun Xavi, me Fermini që në minutën e 75 barazoi 2-2. Katalanasit ngjiten në kuotën 17 pikë dhe ekspozohen ndaj parakalimeve të mundshme të Girona dhe Real Madrid. Ndërsa Mallorca arrin gjashtë pikë me një Muriqi që futet në historinë e kampionatit. Lexo më tej: Video/ Muriqi e Mallorca trondisin Real Madrid: autogoli i Nacho dhe penalltia e humbur e Asensio fundosin Blancos

REKORDI

Goli i tretë radhazi në La Liga nuk është diçka që të tjerët nuk e kanë arritur dot, por emri i kundërshtarit e bën diferencues. Me golin e realizuar ndaj Barcelonës, kosovari arriti Joselu si të vetmit që kanë shënuar gol kundër Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Këtë sezon, sulmuesi 29 vjeçar i kombëtares dardane i ka shënuar edhe Celta Vigo dhe Girona.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI