Flash

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, policia merr në pyetje 15 persona

Lapsi.al 27 September 2023
Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, policia merr në pyetje 15

Policia e Lezhës ka shoqëruar rreth 15 persona, për ti marrë deklarimet lidhur me vrasjen e Martin Bardhit, mëngjesin e djeshëm në Rreshën.

Mes të shoqëruarve përveç familjarëve të viktimës, janë shoqëruar edhe disa nga anëtarët e familjes Reçi. Ata janë pyetur lidhur me ngjarjen e djeshme dhe konfliktet mes tyre.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Saimir Reçi, me të cilin viktima u konfliktua në muajin maj, e më pas e qëlloi pranë një karburanti si dhe babai i tij.

Por sipas informacioneve të siguruara, mësohet se deri më tani nuk janë siguruar te dhëna që mund te zbardhin ngjarjen, dhe vrasja e 59-vjeçarit është ende pa autor.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Ditën e sotme në vendin tonë do të mbizotërojnë kthjellimet në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të ci...

07:35

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI