Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Greqia refuzoi ekstradimin, por a do ekstradohet?

Lapsi.al 28 September 2023
“Laert Haxhiu, porositës dhe organizator i vrasjeve”/ Greqia

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte organizator dhe porositës i vrasjeve të zbërthyera pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

“Lidhur me aktivitetin kriminal të Laert Haxhiut, ishte porositës dhe organizator, policia ka organizuar një sërë operacionesh, u bë e mundur kapja e tij nga policia greke, Krimet i ka bërë për qëllime përfitimi”, tha Rrumbullaku.

I pyetur për vendimin e gjykatës greke për refuzimin e ekstradimit të Laert Haxhiut, ai u përgjigj:

‘Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptar. Besoj se do arrijmë pavarësisht problemeve ligjore që kemi mes dy vendeve’ tha Rrumbullaku.

Laert Haxhiu ndodhet aktualisht i burgosur në Janinë për veprat penale largim nga vendi i aksidentit dhe prishje e qetësisë publike. Kërkesa e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij në Gusht u rrëzua nga Gjykata e Janinës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI