Flash

Përmbytje apokaliptike në Greqi, Volos qyteti më i prekur

Lapsi.al 28 September 2023
Përmbytje apokaliptike në Greqi, Volos qyteti më i prekur

Qindra njerëz u detyruan sërish të largohen nga shtëpitë e tyre mbrëmë në qendër të Greqisë pas një stuhie, dhe përmbytjeve që pasuan në qytezën e Volos.

Zhvillimi vjen vetëm dy javë pas përmbytjeve të rënda me 17 viktima që shkaktuan dëme dhe evakuime të shumta në Greqinë qendrore.

Shërbimet e emergjencës thanë sot se kishin ndihmuar 250 në rrethinat e qytezës së Volos, ku qeveria shpalli dje ‘shtetrrethimin’ prej stuhisë Elias, që sipas tyre erdhi në tokë nga deti Egje.

Stuhia kishte prekur gjithashtu ishullin e Evia, duke shkaktuar kufizime të trafikut në veri të ishullit.

Zyrtarët thonë se shumica e Volos ishte pa energji elektrike dhe se përmbytja kishte përfshirë dhe një pjesë të spitalit vendor.

Volos është një qytet me rreth 140,000 banore dhe ishte prekur dhe nga përmbytjet e dy javëve më parë, që sollën sasi ta paimagjinueshme shiu në Greqinë Qendrore.

Ministri grek i bujqësisë Lefteris Avgenakis tha se më shumë se 100 000 kafshë bujqësore ishin vrarë në përmbytjet, ndërsa ishin shkatërruar të korra pambuku, gruri dhe pemëtari të ndryshme.

Përmbytjet erdhën pak pas fatkeqësisë së zjarreve masive të verës në Greqi, ku të paktën 26 njerëz u vranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI