Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama: Takimet për dialogun Kosovë-Serbi s'kanë më çfarë të ofrojnë, duhet një konferencë paqeje

Lapsi.al 28 September 2023
Rama: Takimet për dialogun Kosovë-Serbi s'kanë më

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që BE dhe komuniteti euro-atlantik të ndërhyjnë që të zbatohet plani franko-gjerman. Rama tha se takimet për dialogun Kosovë-Serbi s'kanë më çfarë të ofrojnë, duhet një konferencë paqeje.

‘Formati i dialogut duhej ngritur si konferencë me planin franko gjerman, ndërsa përfaqësimi i BE-së, dhe i komunitetit euroatlantik në dialog duhej ngritur edhe ai në nivelin më të lartë, me Francën dhe Gjermaninë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkautore të këtij plani.

Minimalisht formati i sotëm i Brukselit ku hyjnë e dalin dy burra andej këtej ska më asgjë për ti ofruar paqes në këtë situatë të re, kjo besoj minimalisht është e qartë. Nga ana tjetër dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë larg dhe shumë më shpejt se çmund të mendosh në një ditë si kjo ku s’ndodh asgjë se është vetëm ajo që duket, prandaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur lart dhe duhet ngritur shpejt, por duhet patur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe bashkë me stokun e gjithë atyre marrëveshje të formësuara ca gojarisht ca të pazbatuara, me vonesën mund të sjellë dhe një stok viktimash të një konflikti të armatosur.’- tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI