Flash

Serie A, asnjë skuadër e pamundur pas 6 javëve të para: herën e fundit, titulli shkoi për Milan

Lapsi.al 28 September 2023
Serie A, asnjë skuadër e pamundur pas 6 javëve të para:
Me humbjet e Inter dhe Lecce, përkatësisht ndaj Sassuolo dhe Juventus, pas 6 javësh kampionat nuk ka më asnjë skuadër të pamposhtur në Serie A. Hera e fundit ka ndodhur në sezonin 2010-2011, një precedent që i bën tifozët e Milan të buzëqeshin. Arsyeja? Në atë sezon ishin kuqezinjtë e drejtuar nga Massimiliano Allegri që fituan titullin kundër kushërinjve të tyre të Inter. Trembëdhjetë vjet më vonë sfida përsëritet me zikaltrit dhe kuqezinjtë me pike të barabarta në krye të tabelës. Për të kuptuar nëse përfundimi do të jetë i njëjtë apo i ndryshëm, duhen pritur edhe disa muaj. Nën drejtimin e teknikut Allegri, në vitin e tij të parë në pankinën e kuqezinjve, Milani fitoi titullin e 18 në historinë e tij, i pari pas 7 vitesh uri. Djalli fitoi duelin me Interin e Leonardos, i cili kishte pasuar Rafa Benitez gjatë sezonit, me dy javë para kohe. Gjithcka ndodhi falë barazimit 0-0 në Olimpico kundër Romës. Në fund të kampionatit, Milan kishte fituar 82 pikë, kundrejt 76 të Inter. Lexo më tej: Video/ Inter shembet në San Siro nga Bajrami e Berardi: Sassuolo i jep humbjen e parë me ndihmën e Sommer

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI