Flash

Taylor Swift mbështet Sophie Turner pas ndarjes nga Jonas

Lapsi.al 28 September 2023
Taylor Swift mbështet Sophie Turner pas ndarjes nga Jonas

Taylor Swift ka qenë në krah të Sophie Turner që kur doli në dritë ndarja e aktores nga Joe Jonas.

Sipas Page Six  Swift i ka huazuar gjithashtu Turner, një apartament mahnitës në lagjen e saj në qendër të qytetit të Nju Jorkut, ku aktorja dhe fëmijët e saj mund të jetojnë.

Të mërkurën, Turner u pa duke dalë nga apartamenti me dy vajzat e saj dhe një grua misterioze. Një krevat fëmijësh dhe dy valixhe të mëdha u panë gjithashtu duke u nxjerrë nga ndërtesa dhe duke u futur në një automjet në pritje. Aktorja më parë ka qëndruar në një hotel të ri në Midtown me Willa 3-vjeçare dhe Delphine 1-vjeçare.

Javën e kaluar, ajo e paditi burrin e saj, duke e akuzuar atë se mbante pasaportat e vajzave të tyre për t'i ndaluar ato të ktheheshin në Angli, gjë që Jonas e mohoi .Megjithatë, një gjykatës urdhëroi që fëmijët të qëndrojnë në NYC derisa të përfundojë divorci i tyre.

Këngëtari i DNCE bëri kërkesë për divorc nga Turner më 5 shtator pas katër vitesh martesë. "Do të jetë një betejë e gjatë gjyqësore," tha për Page Six javën e kaluar avokati i famshëm i gjyqit në Nju Jork, Aaron Richard Golub, i cili nuk po punon në çështjen e Jonas dhe Turner./Lapsi.al

Të këshilluara

Gwen Stefani rikujton ndarjen nga muzikanti

"Jeta e Gwen Stefaniu shkatërrua" gjatë divorcit të saj nga Gavin Rossdale në 2016. Këngëtarja e “No Doubt” rikujtoi ndarjen “e tmerrshme” në një intervistë ...

14:52

Zbulohet gjendja shëndetësore eSophie Loren

Sophia Loren është duke u rikuperuar  pas operacionit. Aktorja fituese e çmimit Oscar u rrëzua në banjën e shtëpisë së saj në Gjenevë, Zvicër duke pësuar dis...

14:31

Golden Globes shton dy kategori të reja

Golden Globes njoftoi shtimin e dy kategorive të reja: arritjet kinematografike dhe arkeologjike në filma dhe humoristi më i mirë në televizion. Do të ketë t...

14:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI