Flash

Arrestohet një person për vrasjen e Tupac Shakur

Lapsi.al 29 September 2023
Arrestohet një person për vrasjen e Tupac Shakur

Një juri e madhe ka paditur Duane Keith "Keffe D" Davis në lidhje me vrasjeen e reperit Tupac Shakur.

"Një arrestim është bërë në Las Vegas në lidhje me vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996", tha një burim i zbatimit të ligjit për CNN.

Shakur u qëllua dhe u vra ndërsa po largohej nga një ndeshje boksi në Las Vegas Strip. Vdekja e tij e parakohshme – reperi ishte vetëm 25 vjeç – ka qenë objekt i teorive konspirative dhe një hetimi prej dekadash.

Davis e ka vendosur veten prej kohësh në skenën e krimit, duke thënë se ai ishte në sediljen e përparme të Cadillac-ut të bardhë që ishte pranë makinës së Shakurit kur të shtënat u dëgjuan nga sedilja e pasme, duke vrarë muzikantin. Reperi u qëllua katër herë dhe vdiq gjashtë ditë më vonë.

Kur policia kontrolloi shtëpinë e gruas së Davis në korrik, ata sekuestruan një kopje të kujtimeve të tij , në të cilën detajonte jetën e bandës së rrugës dhe vrasjen e Shakurit. Në kujtimet, Davis e përshkruan veten si një nga dy dëshmitarët e gjallë, tjetri është Marion 'Suge' Knight, ish-CEO i Death Row Records, i cili tani po vuan dënimin në burg për vrasje nga pakujdesia për një rast që nuk ka lidhje.

Vëllai i Tupac, Mopreme Shakur, i cili është gjithashtu reper, reagoi duke thënë  se lajmi për arrestimin e Davis është "i hidhur". “Kemi kaluar dekada dhimbjeje. Ata kanë vite që e dinin  për këtë djalë”, u shpreh ai. "Pra, pse tani? Për ne kjo nuk ka mbaruar. Ne duam të dimë pse, dhe nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor./Lapsi.al

Të këshilluara

NSYNC publikon këngën e parë pas 20 vitesh

NSYNC publikoi sot këngën e tyre të parë pas 20 vitesh, "Better Place". Kënga është paraqitur në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Timberlake, Dreamwor...

16:30

Britney Spears reagon pas videos shqetësuese

Britney Spears u tha së fundmi fansave se nuk kanë asgjë për t'u shqetësuar pasi policia kreu një kontroll shëndetësor pas vidoeve të  saj të fundit me thikë. ...

13:50

E famshmja e Only Fans pjesë e Love Island

Vilës së “Love Island Albania” iu shtua një konkurrente e re bjonde, që trazoi paksa ujërat sidomos mes një çifti. Erida zgjodhi një takim romantik me Haris,...

11:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI