Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gërvalla për propozimin e Ramës: Para se të japë këshilla, të konsultohet me ne

Lapsi.al 29 September 2023
Gërvalla për propozimin e Ramës: Para se të japë

Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla ka folur lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama. E ftuar në "Top Story" në Top Channel, ajo tha se para se të japë rekomandime për ndërkombëtarët Rama dhe çdokush tjetër në Shqipëri duhet të konsultohet me politikanët e miqtë nga Kosova.

“Unë nuk kam motër, ashtu si Kosova dhe Shqipëria, do të mendohesha mirë para se të jepja këshilla. Kosova nuk ka partnerë më të afërt se sa Shqipëria. Është e vështirë të pranosh që kryeministri shqiptar mendon ndonjëherë ndoshta edhe më mirë se sa përfaqësuesit e zgjedhur të qeverisë së Kosovës. Kosova ka dëshmuar ditën e dielë që është përgjegjëse të mbrojë sovranitetin e saj në çdo cep. Kryeministri shqiptar apo kushdo tjetër në Shqipëri para se të japë rekomandime që i drejtohen botës, duhej të këshillohej me politikanë e miq, që të nxirrte konkluzione. Gjë që nuk ka ndodhur, nuk kemi pasur kontakt lidhur me këtë ”, u shpreh Gërvalla.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI