Flash

Shoqja e Klodiana Vefës: I shoqi ishte i dhunshëm, por ajo nuk e denoncoi kurrë!

Lapsi.al 29 September 2023
Shoqja e Klodiana Vefës: I shoqi ishte i dhunshëm, por ajo nuk e

Një shoqe e Klodiana Vefës që u vra nga bashkëshorti, Alfred Vefa e ka përshkruar vrasësin si një njeri të dhunshëm. Gruaja e cila jeton në Castelfiorentino, në provincën e Firences, tha për median italiane LaPresse se:

“Ai ushtronte dhunë të fortë fizike dhe psikologjike. Ajo ishte gjithmonë me humor dhe buzëqesur, por ndryshoi plotësisht pas problemeve që i shkaktonte bashkëshorti. Ai njeri ishte vërtet i frikshëm, por Klodiana nuk e denoncoi kurrë atë dhe kjo zgjati për një kohë të gjatë. Nuk e di pse pranoi ta takonte, këtë nuk duhet ta bënte kurrë. Ai kishte filluar një jetë të re, kishte një grua tjetër. Nuk e kuptoj se çfarë e shtyu ta bënte këtë krim, ishte një ekzekutim. Ata fëmijë mbetën vetëm, si do të mbijetojnë nga kjo traumë”, komentoi më tej shoqja e shqiptares se vrarë.

Klodiana Vefa, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare kishte studiuar në Institutin e Lartë F. Enriques.

Vefa kishte dy fëmijë, të mitur me të cilët ndante shpesh herë foto në rrjetet sociale. Sipas disa gazetave lokale, trupi i gruas së pajetë në rrugë është gjetur nga fëmijët e saj. Kërkimi për bashkëshortin e Klodiana Vefës vijon ende.

Klodiana Vefa punonte si kameriere në një restorant jo shumë larg vendit ku u vra. Sipas informacioneve të mbledhura deri më tani, duket se gruaja, nënë e dy djemve 17 dhe 14 vjeç, u vra nga të shtënat me armë zjarri në rrugë, në via Galvani, një fshat në Puppino. Tre të shtëna janë raportuar nga policia në vendin e krimit. Burri që ka qëlluar është arratisur menjëherë me makinën e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI