Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Lefterit mirë ia bënë, çorbën e gatoi Bllako”/ Berisha: Alqit i kanë hequr akuzën e korrupsionin

Lapsi.al 29 September 2023
“Lefterit mirë ia bënë, çorbën e gatoi

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Alqi Bllakos i është hequr akuza e korrupsionit dhe tani qëndron pas hekurave vetëm për shpërdorim detyre. Ai tha se Bllako, në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, bëri të gjithë procedurën.

"Veliaj ndërhyn në mënyrën më anti-ligjore në dënimin e Alqi Bllakos. Për aq sa është firmë në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësve. Eshtë sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave. Disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit. Nëse jam gabim, do ta tërheq. Atij nuk i është prekur 1 qindarkë nga pasuria e tij. Alqi Bllako ishte njeriu më i ngushtë i Erion Veliajt. Lefterin nuk e kishte për gjë. Lefterin e përdorën dhe mirë ia bënë. Në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat për të tre djegësat.

A ndërhyri Erion Veliaj? Unë dëshirë kam të akuzoj Ramën. Por në këtë rast nuk mund të devijoj. Tani më rezulton se Alqin e kanë akuzuar për shpërdorim detyre, por jo për korrupsion. Ky është një akt i turpshëm. Akuzon për korrupsion Ahmetajn pse përfaqësuesi i tij në komision ka votuar pro, në një kohë kur të gjitha këto janë bërë nën mbikëqyrjen direkte të Alqi Bllakos. U ndala te Alqi se ky është më flagranti. Njeriu që ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit është një kriminel kokë e këmbë dhe kurrë nuk do të shpëtojë për këtë që ka bërë"

Të këshilluara

Shqipëria merr presidencën e radhës të MNRA

Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në këtë takim pas votimit të bërë...

09:44

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI