Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama nga Berlini: Jo vetëm anëtarët e BE-së të jenë përfitues, lini diçka dhe për vendet kandidate

Lapsi.al 29 September 2023
Rama nga Berlini: Jo vetëm anëtarët e BE-së të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur paraditen e sotme në forumin e ri ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”. Rama foli gjatë fjalës së tij për Ballkanin Perëndimor dhe vullnetin e vendeve në gadishull për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në fokusin e fjalës së tij ishte dhe për prezencën e influences ruse në rajon. Nga ana tjetër Rama theksoi se Shqipëria është e qartë që rruga e saj e vetme është integrimi në BE.

"Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveçse integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Kompleksiteti i Ballkanit Perëndimor sot është një tjetër arsye pse procesi i futjes së Ballkanit Perëndimor duhet përshpejtuar. Shqipëria është 100% e orientuar drejt komunitetit euroatlantik, por në vende të tjera ka më shumë prani të Rusisë dhe influencë rusë. Nuk jam i sigurt nëse BE-ja do të respektojë afatet e shprehura, por ajo çfarë ne kërkojmë edhe në samitin e Procesin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, që ky proces të mos jetë gjithçka, ose asgjë. Ose merr gjithçka kur je anëtar i BE-së, ose nuk merr asgjë deri atëherë. Disa hapësira duhet të lihen edhe për vendet kandidate. Por gjithashtu e di që për ne është një martesë me dashuri, ndërsa për ju një marrëdhënie interesi."-tha Rama.

Të këshilluara

Shqipëria merr presidencën e radhës të MNRA

Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në këtë takim pas votimit të bërë...

09:44

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI