Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Zbardhet νrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, 1 i arrestuar, 4 persona në kërkim

Lapsi.al 29 September 2023
Zbardhet νrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, 1 i arrestuar, 4

Drejtori i policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat, ku foli për ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës. Ai tha se është zbardhur ngjarja që ndodhi në Hot të Ri, ku mbeti i vrarë, Valter Fjerza. Në pranga deri më tani ka rënë një person dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori.

“Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë”, tha Hodaj.

Të këshilluara

Shqipëria merr presidencën e radhës të MNRA

Shqipëria mirëpret për herë të parë zhvillimin e Asamblesë Plenare të 22-të të Rrjetit Mesdhetar të Autoriteteve Rregullatore. Në këtë takim pas votimit të bërë...

09:44

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI