Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

BIRN: Gjyqi i zgjatur ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin vijon me shtyrje

Lapsi.al 30 September 2023
BIRN: Gjyqi i zgjatur ndaj Fatmir Mediut për Gërdecin vijon me shtyrje

Gjatë tre seancave të fundit, prej momentit kur u pranua kërkesa e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për heqjen e gjykimit të shkurtuar, palët në procesin e ngritur ndaj tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të Gërdecit kanë paraqitur kërkesat për thirrjen e qindra dëshmitarëve, ç'ka vijon të sjellë shtyrje me argumentin se duhet të njihen me kërkimet për të mbajtur qëndrime dhe që gjykata që të marrë vendim lidhur me ato.

Seanca e planifikuar të premten më 29 shtator për çështjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu u shty sërish. Përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Henrik Ligori paraqiti qëndrimin ndaj listës së dëshmitarëve të kërkuar nga prokuroria për t'u thirrur në proces dhe theksoi se ata u qëndronin thuajse të gjitha kërkimeve për thirrjen e dëshmitarëve të listuar në seancën e të premtes më 8 shtator.

Atëherë Ligori renditi një listë të gjatë personash që kërkonin të pyeteshin në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre dhjetëra personaliteteve ushtarakë të huaj e shqiptarë; ish-ministria e ish-drejtues të institucioneve ligjzbatuese; u kërkuan të thirren ekspertë e të analizohen regjistrimet e pamjeve të shpërthimit në Gërdec.

Prokurorët e posaçëm kërkuan atëherë kohë për të shqyrtuar kërkimet e mbrojtësve të Mediut, si dhe për të paraqitur listën e dëshmitarëve dhe provave nga ana e tyre, të cilat i parashtruan në seancën e 22 shtatorit. Prokuroria e Posaçme kërkoi të pyeten 52 persona në cilësinë e dëshmitarit, mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha në kohën kur ndodhi tragjedia e Gërdecit.

Edhe ajo seancë u shty për t'i dhënë mundësi mbrojtësve të të pandehurit të mbanin qëndrim, që u paraqit nga avokati Ligori në seancën e të premtes më 29 shtator, kur ai tha se kërkimet janë thuajse të njëjta me ato të paraqitura më parë.

Ligori vërejti se një pjesë e zyrtarëve që kanë kryer demontimin janë shpallur të pafajshëm dhe sipas tij, nuk shkonte që Mediu të ishte i pandehur për shpërdorim detyre për atë ngjarje. Nisur nga fakti se edhe SPAK ka kërkuar pyetjen e Mediut në Gjykatë, Ligori tha se do të ishte më mirë që ai të pyetjet prej tyre dhe jo nga prokurorët.

Në vijim paraqiti qëndrimin përfaqësuesi ligjor i viktimave dhe familjarëve të tyre, avokati Dorian Matlija, i cili konstatoi se rreth 25 dëshmitarët e thirrur nga prokuroria janë viktima dhe se nuk kanë pasur lidhje me procesin e demontimit, pasi nuk punonin atje. Sipas tij, në këto kushte ata nuk mund të dinë e të tregojnë rrethana lidhur me atë se çfarë ndodhte.

Matlija theksoi se personalitetet e huaja të kërkuara nga mbrojtja, që nuk kishin të bënin me akuzën e ngritur nga prokuroria, ishte e panevosjhme të thërriteshin si dëshmitarë. “Thirrja e këtyre personave që nuk kanë lidhje me ngjarjen, thjesht do të zvarriste procesin”, pohoi Matlija dhe shtoi se prokuroria e ka ngritur akuzën lidhur me përgjegjësit që krijuan kushtet të rrezikshme për procesin e demontimit në Gërdec. Ai dorëzoi dhe një listë për 12 dëshmitarë që kërkoi të pyeten, për disa prej të cilëve tha se janë dhe në listat e dorëzuara nga palët.

Avokati i Mediut mbajti qëndrim ndaj kërkimeve të Matlijas, duke u shprehur se është nevoja për t'u hetuar në thellësi. Sipas Ligorit, nuk është në funksion të drejtësisë një proces i shpejtë. Ai këmbënguli se personalitetet dhe ekspertët e huaj kanë pasur bashkëpunim të ngushtë në procesin e demontimit të armëve dhe municioneve në Shqipëri.

Në përfundim, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 3 tetor, në orën 15:00, me argumentin që të njihej me provat dhe kërkimet e palëve, si dhe që përfaqësuesi i viktimave, avokati Dorian Matlija të njihej me kërkimet e mbrojtësve të Mediut.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut./BIRN

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI