Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Ekzekutoi nënën e dy fëmijëve me plumb në kokë, vetëvritet burri i 36-vjeçares shqiptare në Itali

Lapsi.al 30 September 2023
Ekzekutoi nënën e dy fëmijëve me plumb në kokë,

Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences.

Alfred Vefa, burri, i 36-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën ndoshta kishte vrarë ish-bashkëshorten.

Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci. Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI