Flash

Fedez me urgjencë në spital, çfarë i ndodhi reperit

Lapsi.al 30 September 2023
Fedez me urgjencë në spital, çfarë i ndodhi reperit

Fedez ka thyer heshtjen pas disa ditësh dhe pas raportimeve se i është nënshtruar një operacioni urgjent.

Përmes një postimi në mediat sociale ai tha të premten se ishte në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën pasi ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme të enjten, pas operacionit të kancerit pankreatik në mars të vitit të kaluar.

"Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën”-shkroi ai në Instastory.

Alarmi për gjendjen shëndetësore të artistit u ngrit në mëngjes (29 shtator) pas postimeve të Ferragni-t.

Më 22 mars 2024, artisti iu nënshtrua një operacioni në Milano pas zbulimit të një tumori të rrallë neuroendokrin të pankreasit. “Një nga ato që nëse nuk i kapni në kohë nuk është një shoqërues i këndshëm për ta pasur brenda trupit tuaj. Kjo është arsyeja pse" - shpjegoi Fedez - "më duhej të bëja një operacion që zgjati gjashtë orë për të hequr një pjesë të pankreasit tim (përfshirë tumorin)." Në frontin e kontrollit, majin e kaluar ai ndau lajmin e mirë të rezultateve të MRI me fansat e tij.

Të këshilluara

NSYNC publikon këngën e parë pas 20 vitesh

NSYNC publikoi sot këngën e tyre të parë pas 20 vitesh, "Better Place". Kënga është paraqitur në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Timberlake, Dreamwor...

16:30

Britney Spears reagon pas videos shqetësuese

Britney Spears u tha së fundmi fansave se nuk kanë asgjë për t'u shqetësuar pasi policia kreu një kontroll shëndetësor pas vidoeve të  saj të fundit me thikë. ...

13:50

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI