Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Forcat serbe në kufij, Vuçiç: Do të tërhiqen, ushtria nuk do të hyjë në Kosovë

Lapsi.al 30 September 2023
Forcat serbe në kufij, Vuçiç: Do të tërhiqen,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të tërheqë forcat ushtarake serbe të vendosura pranë kufirit me Kosovën. Vuçiç u shpreh se ky skenar nuk do të ishte i dobishëm për Beogradin dhe se do të shkatërronte pozitën e ndërtuar në lidhje me faktorin ndërkombëtar evropian.

"Pse kjo do të ishte e dobishme për Beogradin? Cila do të ishte ideja? Për të shkatërruar pozicionin tonë që kemi ndërtuar prej një viti? Për ta shkatërruar këtë brenda një dite? Serbia nuk do luftë. Do të tërheq forcat serbe nga ajo zonë sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv kur bëhet fjalë për dëshirën e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimi Evropian”, tha Vuçiç.

Sa i përket paralajmërimeve të SHBA-së për tërheqjen e ushtrisë, Vuçiç tha se këto të fundit janë joproporcionale pasi numri i forcave serbe në kufi është zvogëluar në krahasim me vitin e kaluar dhe do të ulet edhe më shumë duke shkuar në 4 mijë trupa nga mbi 7 mijë që ndodhen tani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI