Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kontrolle në Rinas, procedohet kinezi dhe turku, kapen me mijëra euro të padeklaruara

Lapsi.al 30 September 2023
Kontrolle në Rinas, procedohet kinezi dhe turku, kapen me mijëra euro

Rinas/Kontrolle të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i kontrolleve, goditen 2 raste të mosdeklarimit të të hollave, në kufi. Sekuestrohen në total 28 840 euro dhe 1900 dollarë.

✅Procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas turk) që nuk deklaroi 17 020 euro, në hyrje të RSh-së.

✅Procedohet penalisht 50-vjeçari (shtetas kinez) që nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë, në dalje të RSh-së.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasit D. C. dhe L. D.

Gjatë kontrolleve në hyrje të RSH-së, shtetasit turk D. C., 36 vjeç, i janë gjetur 17 020 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, në dalje të RSH-së, shtetasit L. D., 50 vjeç, i janë gjetur 11 820 euro dhe 1900 dollarë, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. C., 36 vjeç dhe L. D., 50 vjeç, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI