Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mori përsipër 'fajin', Radoiçiç jep dëshmi në Ministrinë e Brendshme serbe

Lapsi.al 30 September 2023
Mori përsipër 'fajin', Radoiçiç jep

Ish-nënkryetari i Listës Serb, Milan Radoiçiç i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë, shkruan media serbe "Novosti.rs".

Ai sipas kësaj gazete, Radoiçiç është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.

Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet edhe prokuroria e lartë e Beogradit, e cila pritet më pas të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.

Pas njoftimit ditën e djehsme për dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjithashtu pranoi se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve dhe humbi jetën në krye të detyrës, efektivi i policisë së Kosovësm Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi. Referuar provave që kishte siguruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Milan Radoiçiç ka qenë orkestrues e pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI