Flash

Nuk pëlqeu sjelljen e disa lojtarëve, ja prapskena e largimit të Skerdi Bejzade: Laçi i beson Mirel Josës

Lapsi.al 30 September 2023
Nuk pëlqeu sjelljen e disa lojtarëve, ja prapskena e largimit të

Një muaj në detyrë, tre humbje e dy fitore, e fundit nga të cilat nuk i pëlqeu. Skerdi Bejzade u largua nga Laçi papritur me këtë bilanc. Papritur, sepse askush nuk ia kërkoi, por disfata 0-1 me Dinamon me 10 lojtarë i ka lënë dyshime, për sjelljen e disa lojtarëve. E kështu tekniku vendosi të ndaj rrugët me kurbinasit, vetëm një muaj pasi u ul në pankinën bardhezi.

Një vendim që erdhi në mënyrë impulsive, por jo pa bindje. Pasi kreu edhe seancën stërvitore të së premtes, Bejzade informoi presidentin Pashk Laska se nuk mund ti japë skuadrës atë që do të donte. I mësuar me tjetër mënyrë punë në Gjermani, ku ka drejtuar Arminia Hannover, Skerdi ka menduar se ishte më mirë të bënte mënjanë. Në thelb të vendimit të tij ka qenë mënyra si skuadra humbi ndeshjen kundër një skuadre me 10 lojtarë.

Lexo më tej: Video/ Zabërgja shpëton italianin Di Biaggio: Dinamo fiton në Laç me 10 lojtarë

Në këtë pikë, Laçi ka shpejtuar të gjejë një drejtues të ri teknik, me CV të fortë, për të menaxhuar një grup të rinj lojtarësh të talentuar. Mirel Josa është kontaktuar menjëherë mbrëm, në orët e vona të natës, me teknikun që duhet të prezantohet në orët e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI