Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Osmani: Vuçiçi po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur me SHBA-në dhe BE-në

Lapsi.al 30 September 2023
Osmani: Vuçiçi po përpiqet të zhbëjë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në një postimi në platformën ‘X’ se liria do të vazhdojë të mbizotërojë në rajon. Ajo ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po përpiqet ta zhbëjë atë që është arritur në rajon së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por sipas saj, një gjë e tillë nuk do të lejohet.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, togeri i tij Vuçiç tani po përpiqet të zhbëjë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA-në dhe BE-në: paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, ka shkruar Osmani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI