Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Siguronin dru në mënyrë të paligjshme, procedohen 2 pronarët e subjekteve

Lapsi.al 30 September 2023
Siguronin dru në mënyrë të paligjshme, procedohen 2

Pronarët e dy subjekteve ekonomike të përpunimit të lëndëve drusore janë vënë në hetim, pasi nuk deklaronin në organet kompetente të ardhurat që gjeneronin dhe siguronin lëndë drusore në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrollet e ushtruara në terren, policia e Elbasanit ka evidentuar dhe ka goditur dy subjekte të përpunimit të lëndës drusore, në lagjen "5 Maj" dhe në fshatin Labinot fushë.

Gjatë kontrollit, janë gjetur sasi drurësh pa dokumentacionin përkatës. Për pasojë u vunën nën hetim në gjendje të lirë pronarët e ktyre dy subjekteve,me iniciale A. Sh., 43 vjeç dhe A. S., 73 vjeç, të dy banues në Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI