Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë në Durrës

Lapsi.al 1 October 2023
34-vjeçarja nga Kameruni plagoset me thikë në Durrës

Një e re nga Kameruni është dërguar në spital në Durrës, pasi dyshohet se është lënduar me mjet prerës. Dyshohet se e reja është plagosur nga familjarët e saj. Ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat, dy të afërmit i saj, për t'i marrë në pyetje.

"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 21:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasia A. A., 34 vjeçe, nga Kameruni, dyshohet se është lënduar me mjet prerës nga personat (familjarë të saj) e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme dy familjarët e saj. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje" - thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI