Flash

“Final 4”, por unë preferoj edhe Kupën”: Edi Martini pa ‘frena’ pasi mundi Egnatian

Lapsi.al 1 October 2023
“Final 4”, por unë preferoj edhe Kupën”: Edi Martini

"Jam i kënaqur për dy gjëra. E para që ekipi dha maksimumin, e dyta për rezultatin. Kemi shumë gjëra për të rregulluar, por sot jam i kënaqur”. Edi Martini mund të festojë tashmë, sepse Teuta që kur është kthyer ai ka marrë katër pikë në dy ndeshje. Renditja tani sigurisht është më komode, edhe pse problemet mbeten, si çështja e golit, që nuk mund të zgjidhet gjithnjë nga dinakëria e Filit, si ndodhi në Rrogozhinë: “Vuajmë në pjesën e sulmit, por këto janë për momentin mundësitë tona. Kemi shumë gjëra për të rregulluar. Por gjithsesi kur fiton në fund je i kënaqur”.

Edi Martini duket se është njeriu i gjetur për Teutën. Sa herë kthehet, tekniku shkodran arrin ti marrë më të mirën skuadrës: “Unë e kam gjetur dhe vjet kështu dhe arritëm ku arritëm. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kam. Egnatia ka një super ekip. E kisha porositur skuadrën që ta vendosin nën presion. Normal që i druhesha të gjithëve prej tyre, jo vetëm Duamenës – analizoi Martini -. “Ekipi i Teutës është ekip në rritje. Final 4 është bërë shumë i rëndësishëm, por unë preferoj edhe Kupën e Shqipërisë. Objektivi është të shkojmë te katërshja, por mos ta lëmë pas dore Kupën”.

Lexo më tej: Video/ Fili rrëzon kryesuesit e Egnatias: triumfon 0-1 Teuta, që largohet nga zona e rënies

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI