Flash

Jada reagon pas arrestimit të një personi për vrasjen e Tupac

Lapsi.al 1 October 2023
Jada reagon pas arrestimit të një personi për vrasjen e Tupac

Jada Pinkett Smith ka reaguar pas arrestimit të një të dyshuari në lidhje me vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996.

"Tani shpresoj se mund të marrim disa përgjigje," shkroi Smith në Instagramin e saj. "Prehu në paqe Pac, "përfundoi ajo.

Të premten, u raportua nga Associated Press dhe ABC News se Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas kishte arrestuar Duane "Keffe D" Davis si të dyshuar në lidhje me vrasjen e Shakur. Arrestimi është zhvillimi i parë i madh në rastin e ndodhur 27 vjet më parë.

Më 7 shtator 1996, Shakur u qëllua katër herë teksa ishte në makinë rrugës për në një klub nate në Las Vegas. Reperi 25-vjeçar ishte në kulmin e suksesit të tij në atë kohë dhe vdiq nga plagët e marra më 13 shtator. Pavarësisht spekulimeve për vrasjen e tij, çështja u mbyll shpejt.

Smith ka folur publikisht shumë herë për lidhjen e saj të ngushtë me Shakur – për të cilin ajo ka thënë se ishte “miku i saj më i mirë”. Dyshja u takuan fillimisht si studentë në Shkollën e Arteve në Baltimore në Maryland. "

Ishte dita e parë dhe ai erdhi tek unë dhe u prezantua," tha një herë Jada në një intervistë. "Patjetër që duke e parë atë, nuk ishte domosdoshmërisht personi me të cilin do të doja të merresha. Por ai ishte si një magnet”.  Aktorja e përshkroi reperin  si një "vëlla" dhe "figurë babai" për të. “Lloji i marrëdhënies që kishim… ju e merrni atë vetëm një herë në jetë…”, shtoi ajo./Lapsi.al

Të këshilluara

Sophie Turner publikon letrën e Joe Jonas

Sophie Turner zbuloi në dokumentet e gjykatës të depozituara në fillim të kësaj jave se Joe Jpnas dikur fantazoi për një të ardhme së bashku me vajzat e tyre në...

10:03

Del në ankand kapela ikonë e Michael Jackson

Kapela ikonë e Michael Jackson të cilin ylli i ‘hip-hop’ e mbajti në performancën e parë historike të kërcimit “Moonwalk” është hedhur në ankand me një ofertë ...

19:15

NSYNC publikon këngën e parë pas 20 vitesh

NSYNC publikoi sot këngën e tyre të parë pas 20 vitesh, "Better Place". Kënga është paraqitur në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Timberlake, Dreamwor...

16:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI