Flash

Lil Tay i rikthehet muzikës pas lajmeve për ndarjen e saj nga jeta

Lapsi.al 1 October 2023
Lil Tay i rikthehet muzikës pas lajmeve për ndarjen e saj nga jeta

Reperja Lil Tay i është rikthyer muzikës pas aludimeve për ndarjen e saj nga jeta.

Ajo publikoi një video muzikore për këngën e  re “Sucker 4 Green”. Në të, reperja 14-vjeçare, emri i vërtetë i së cilës është Claire Hope, mund të shihet  duke ecur përpara disa makinave luksoze.

Përfaqësuesit e Lil Tay thanë në një deklaratë për mediat, "Lil Tay është kthyer, jo vetëm në mediat sociale, por me një këngë  dhe video muzikore". Së bashku me klipin, përfaqësuesit publikuan edhe një video live të artistes, në të cilën ajo u tha fansave të saj: “Jam kthyer. Unë do i ekspozoj të gjithë. E kam pritur këtë moment prej vitesh.”

“Kjo video dhe këngë janë vetëm një paraqitje e shkurtër e botës që unë kam ndërtuar. Çfarë dhe kush jam unë janë në titullin e këngës,” shtoi ajo, duke vënë në dukje se ka marrë kohë larg mediave sociale për të mësuar se si të “shkruajë, këndojë, të luajë instrumente të shumta dhe të kërcejë”.

Lil Tay u bë e famshme për herë të parë në vitin 2018 në moshën 9-vjeçare falë videove të saj të bujshme në Instagram, të cilat e shfaqnin atë duke treguar stilin e saj luksoz të jetesës. Megjithatë, jo shumë kohë pas videove, Tay u zhduk nga interneti, duke fshirë llogarinë e saj në Instagram. Më pas, në gusht, një postim u shpërnda në llogarinë e Lil Tay, duke njoftuar "lajmin shkatërrues për vdekjen e papritur dhe tragjike të Claire-s". /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Shakira nderohet nga Spotify

Spotify nderoi së fundmi Shakiran - e cila është artistja latine nr. 1 më e transmetuar në historinë e Spotify - me ditën e saj të veçantë dhe e shpalli atë si ...

10:28

Sophie Turner publikon letrën e Joe Jonas

Sophie Turner zbuloi në dokumentet e gjykatës të depozituara në fillim të kësaj jave se Joe Jpnas dikur fantazoi për një të ardhme së bashku me vajzat e tyre në...

10:03

Del në ankand kapela ikonë e Michael Jackson

Kapela ikonë e Michael Jackson të cilin ylli i ‘hip-hop’ e mbajti në performancën e parë historike të kërcimit “Moonwalk” është hedhur në ankand me një ofertë ...

19:15

NSYNC publikon këngën e parë pas 20 vitesh

NSYNC publikoi sot këngën e tyre të parë pas 20 vitesh, "Better Place". Kënga është paraqitur në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Timberlake, Dreamwor...

16:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI