Flash

Shakira nderohet nga Spotify

Lapsi.al 1 October 2023
Shakira nderohet nga Spotify

Spotify nderoi së fundmi Shakiran - e cila është artistja latine nr. 1 më e transmetuar në historinë e Spotify - me ditën e saj të veçantë dhe e shpalli atë si Ambasadoren Globale EQUAL për muajin shtator.

Dita e Shakira u shfaq pasi fushata #ShakiraDeservesADay, e krijuar nga baza e saj e fansave kolumbiane, u bë virale në mediat sociale. Ndërkohë, e premtja shënoi edhe 25 vjetorin e albumit të saj të dashur Dónde Están Los Ladrones.

"Roli që kanë luajtur fansat e mi në karrierën time është i pamundur të përcaktohet. Ata kanë ditur të më kuptojnë më mirë se kushdo dhe më kanë çuar këtu ku jam sot me mbështetjen e tyre të palëkundur," tha Shakira gjatë një interviste me Spotify's For the Record.

Ajo shtoi, "Mënyra se si Kolumbia ka shërbyer si frymëzim për karrierën time si artiste është e pamatshme. Kolumbia është një burim i pafund frymëzimi: për ngjyrat, kulturën, tingujt, tregimet, folklorin dhe ushqimin. Është një kulturë kaq e pasur dhe unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur aty dhe që është muza ime e përjetshme”.

Në fillim të këtij muaji, artistja mori githashtu çmimin " Video Vanguard "të MTV VMA, i cili njeh arritjen e jetës së një artisti.

Bashkëpunëtori i "Hips Don't Lie" Wyclef Jean i dhuroi asaj trofeun  Moon Person, duke e quajtur atë një "gjeni muzikor" ndërsa turma brohoriste emrin e saj. "Faleminderit MTV. Faleminderit që keni qenë një pjesë kaq e madhe e karrierës sime që kur isha vetëm 18 vjeç", filloi fjalimin e saj.

Këngëtarja e "She Wolf" vazhdoi duke falenderuar persoant që "luajtën një rol kyç në historinë time", si dhe labelin,prindërit  dhe 2 fëmijët: Milan dhe Sasha./Lapsi.al

Të këshilluara

Sophie Turner publikon letrën e Joe Jonas

Sophie Turner zbuloi në dokumentet e gjykatës të depozituara në fillim të kësaj jave se Joe Jpnas dikur fantazoi për një të ardhme së bashku me vajzat e tyre në...

10:03

Del në ankand kapela ikonë e Michael Jackson

Kapela ikonë e Michael Jackson të cilin ylli i ‘hip-hop’ e mbajti në performancën e parë historike të kërcimit “Moonwalk” është hedhur në ankand me një ofertë ...

19:15

NSYNC publikon këngën e parë pas 20 vitesh

NSYNC publikoi sot këngën e tyre të parë pas 20 vitesh, "Better Place". Kënga është paraqitur në kolonën zanore për filmin e ardhshëm të Timberlake, Dreamwor...

16:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI