Flash

Video/ Sylvinho i lumtur, Uzuni futet si zëvendësues dhe shënon një super gol: beratasi i jep pikën Granadas

Lapsi.al 1 October 2023
Video/ Sylvinho i lumtur, Uzuni futet si zëvendësues dhe shënon

Myrto Uzuni është lajmi më i mirë për kombëtaren e Shqipërisë dhe teknikun Sylvinho. I gjithë stafi kuqezi ishte në ankth për dëmtimin e pësuar në ndeshjen e kaluar nga beratasi, por përgjigjen e kanë marrë sot. Uzuni ka qenë protagonist në barazimin 3-3 në transfertën e Almerias. Nëse Granada ka dalë me pikë, kjo falë golit të sulmuesit të kombëtares, katër minuta nga fundi.

Për shkak të dëmtimit, Uzuni e nisi nga pankina, por me rezultatin të kompromentuar, tekniku i Grandës ktheu sytë nga shqiptari. Beratasi u fut në fushë në minutën e 73'. Sulmuesit iu deshën 13 minuta të shënonte golin e barazimit 3-3, duke i dhënë një pikë skuadrës së tij, kur askush nuk po shpresonte më. I nisur në progresion, sulmuesi ishte më i shpejtë se të gjithë dhe me një të majtë të fuqishme e dërgoi topin nën kryqëzimin e shtyllave.

Lexo më tej: Bellingham i pandalshëm, i jep fitoren Real Madrid në të 95’: Uzuni nuk shënon, Granada rrëzohet në Sociedad

Goli i dytë për 28 vjeçarin në shtatë javë kampionat dhe një realizim në momentin e duhur. Beratasi tregoi se është kthyer i fortë, gati të ndihmojë kuqezinjtë në kualifikuesen e 12 tetorit kundër REpublikës Çeke.

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/uzuni.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI