Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

1 në 4 të rritur në Shqipëri “zhvatet” nga duhani

Lapsi.al 2 October 2023
1 në 4 të rritur në Shqipëri “zhvatet” nga

Një në katër të rritur në Shqipëri konsumojnë duhan apo e thënë ndryshe 25 për qind e popullsisë madhore, duke i shkaktuar vetes dëme shëndetësore dhe ekonomike. Referuar studimit më të fundit të bërë nga organizata e shoqërisë civile DSA (Development Solutions Associates), vendi ynë ka nivel të lartë duhanpirjeje me pothuajse gjysmën e meshkujve apo 42 për qind dhe 7 % në radhët e femrave.

Kostot lidhen me çmimin e paketave por edhe me shpenzimet shëndetësore, që vijnë si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga ky produkt. Për këtë arsye propozohet rritje e nivelit të akcizës në kufirin e vendeve të Bashkimit Evropian si një mekanizëm për të ulur konsumin.

Nga ana tjetër duhanpirja është një problematikë që po rritet me shpejtësi në radhët e të miturve dhe shkak kryesor vlerësohet çmimi i ulet i paketave si dhe ambienti nga i cili ndikohen. Sipas studimit, rritja e çmimit të cigareve, do dekurajonte ndjeshëm këtë kategori.

Sa i takon konsumit të duhanit tek varfëria, studimet tregojnë se në Shqipëri janë rreth 13 mijë familje me 60 mijë anëtarë që kanë kaluar nën kufirin e varfërisë./Scan tv

Të këshilluara

Shtypi gjerman: Vuçiçit nuk mund t'i besohet

“Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”... Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen...

20:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI