Flash

Arnold Schwarzenegger flet për romancën jashtëmartesore

Lapsi.al 2 October 2023
Arnold Schwarzenegger flet për romancën jashtëmartesore

Arnold Schwarzenegger ka folur së fundmi për romancën e tij jashtëmartesore dhe si ndikoi në martesën e tij me Maria Shriver.

"Ishte faji im më i madh, problemi im", tha aktori për revistën People. Unë nuk kam patur kurrë probleme me ish gruan time. Kurrë nuk kemi patur grindje".

Lidhja jashtëmartesore e Schwarzenegger dhe Baena rezultoi në ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, Joseph, i cili lindi 5 ditë pasi ish-guvernatori i Kalifornisë mirëpriti djalin Christopher me Shriver. Por pavarësisht bombës që i dha fund martesës së tyre, Schwarzenegger, këmbënguli se dyshja ruajnë marrëdhënie të mira.

"Historia ime me Maria do të vazhdojë përgjithmonë," shtoi Arnold. “Edhe pse është një marrëdhënie ndryshe, nuk ka asnjë arsye që unë të ndjej diçka tjetër përveç dashurisë për të.”

Aktori i "The Terminator" theksoi gjithashtu se dyshja gjithmonë i vendosin fëmijët e tyre të parët.

“Ne gjithmonë e kemi bërë shumë të qartë se fëmijët nuk duhet të vuajnë për shkak të aferës,” shpjegoi ai. "Dhe ajo ka gjërat e saj, marrëdhënien e saj, unë kam timen [me Heather Milligan], por ne gjithmonë komunikojmë për fëmijët, për festat, për ditëlindjet dhe Krishtlindjet."

Ish çifti njoftoi fundin e martesës së tyre 25-vjeçare në maj 2011. Ditë më vonë, doli lajmi se Schwarzenegger kishte një fëmijë me shërbyesen e familjes.

Divorci i Schwarzenegger dhe Shriver nuk u finalizua deri në vitin 2021, pasi kishin një zgjidhje komplekse pronësie për t'u zgjidhur.

Aktori  filloi të takohej me terapiste fizike Heather Milligan në vitin 2013. Dyshja janë ende bashkë sot, pavarësisht diferencës së tyre 27-vjeçare në moshë. Shriver, nga ana e saj, u lidhme analistin politik Matthew Dowd, por mendohet se ata u ndanë në fund të vitit 2020.

Të këshilluara

Gwyneth Paltrow rikujton incidentin me ski

Gwyneth Paltrow ka reflektuar së funndmi mbi gjyqin e fundit civil midis saj dhe Terry Sanderson. Në fillim të këtij viti, aktorja, shkoi në gjykatë pasi u p...

14:07

Sam Asghari mbron publikisht Britney Spears

Sam Asghari iu përgjigj Donald Trump Jr. pasi djali i ish-presidentit bëri një shaka për ish gruan e tij, Britney Spears. “Nuk është në rregull të ngacmosh n...

13:03

Pajtohet Kim dhe Kourtney Kardashian

Teksa kudo përflitet për një dramë midis Kim dhe Kourtney Kardashian, kjo duket se nuk e ka ndaluar pronaren e “Skims” të marrë pjesë në “baby shower-in” e motr...

12:25

Shakira nderohet nga Spotify

Spotify nderoi së fundmi Shakiran - e cila është artistja latine nr. 1 më e transmetuar në historinë e Spotify - me ditën e saj të veçantë dhe e shpalli atë si ...

10:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI