Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

Deklarata e Gërvallës në median gjermane: Nëse ndërkombëtarët e tolerojnë Serbinë, do të ketë luftë

Lapsi.al 2 October 2023
Deklarata e Gërvallës në median gjermane: Nëse

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka paralajmëruar luftë, në rast se, siç ka thënë ajo, komuniteti ndërkombëtar toleron Serbinë. Në një intervistë për median gjermane, Deutschlandfunk, ajo tha se Serbia kërkon ta detyrojë Kosovën të negociojë për çështje territoriale në dialog.

“Nëse komuniteti ndërkombëtar i toleron veprimet e Serbisë, do të ketë luftë. Serbia dëshiron të krijojë fakte për ta detyruar Kosovën të negociojë çështjet territoriale në Bruksel. Gërvalla thotë se BE-ja duhet të ngrijë statusin e Serbisë si vend kandidat", tha ajo për median gjermane.

Theksojmë se deklarata e saj, vjen një javë pas sulmit të armatosur në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe më pas Policia u desh të eliminojë tre terroristë. NATO do të shtojë praninë në Kosovë. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi tha se Serbia vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI