Flash

Këngëtarja e famshme së shpejti në një film?

Lapsi.al 2 October 2023
Këngëtarja e famshme së shpejti në një film?

Gazeta amerikane “Deadline” ka raportuar së fundmi se turneu “Renaissance”, i këngëtares me famë botërore, Beyonce, mund të përmblidhet në një film.

Sipas kësaj gazete, ylli i muzikës është në bisedime e sipër për shpërndarjen e projektit direkt në “AMC Theatres”. Por jo vetëm kaq, pasi thuhet se nuk do të n’a duhet që të presim gjatë, pasi ky film mund të publikohet më 1 dhjetor.

“Deadline” shkruan gjithashtu se këngëtarja e famshme i xhiroi dy shfaqje, pjesë të turneut të saj botëror, në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, muajin e kaluar për të qenë pjesë e filmit.

Gazeta amerikane shtoi se këngëtarja e hitit “Halo” mund ta publikojë filmin e koncertit kur turneu i saj të përfundojë në Kansas City, Missouri. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e yllit të muzikës dhe “AMC” nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këto lajme.

Rikujtojmë se, dy gazeta amerikane po kërkojnë dikë për të ndjekur dhe për të raportuar koncertet e Taylor Swift dhe Beyoncé. Gannett, rrjeti më i madh i gazetave në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se do të punësojë dy gazetarë për të mbuluar koncertet e dy yjeve të muzikës pop.

https://youtu.be/AqjPzq3uYXQ

 

Të këshilluara

Gwyneth Paltrow rikujton incidentin me ski

Gwyneth Paltrow ka reflektuar së funndmi mbi gjyqin e fundit civil midis saj dhe Terry Sanderson. Në fillim të këtij viti, aktorja, shkoi në gjykatë pasi u p...

14:07

Sam Asghari mbron publikisht Britney Spears

Sam Asghari iu përgjigj Donald Trump Jr. pasi djali i ish-presidentit bëri një shaka për ish gruan e tij, Britney Spears. “Nuk është në rregull të ngacmosh n...

13:03

Pajtohet Kim dhe Kourtney Kardashian

Teksa kudo përflitet për një dramë midis Kim dhe Kourtney Kardashian, kjo duket se nuk e ka ndaluar pronaren e “Skims” të marrë pjesë në “baby shower-in” e motr...

12:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI