Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rënia e popullsisë dhe çmimet e larta të ushqimeve po ulin importet e veshjeve të reja, por rritet tregu i “Gabit”

Lapsi.al 2 October 2023
Rënia e popullsisë dhe çmimet e larta të ushqimeve po ulin

mportet e veshjeve dhe tekstileve në sasi ranë në të gjitha kategoritë gjatë 8-mujorit 2023 duke reflektuar kërkesën më të ulët të konsumatorëve për këto produkte.

Sipas të dhënave të INSTAT në janar-gusht, importet e këpucëve në sasi pësuan rënie vjetore me 19%. Tkurrje të ngjashme pësoi edhe importi i pëlhurave dhe tapicerive të ndryshme.

Veshjet dhe rroba plotësuese shënuan rënie me 10%. Në te kundërt rrobat e përdorura pësuan rritje me rreth 3.4%.

Të dhënat nga tregu pohojnë se, tregtia me pakicë e veshjeve ka pësuar rënie kryesisht nga ulja e popullatës banuesve në vend sidomos te rinjve. Moshat e reja janë konsumatorë të mëdhenj të veshjeve dhe këpucëve. Me te vjetrit kanë nevoja më të reduktuara për veshje dhe nuk konsumojnë volumet e grupmoshave të tjera të popullsisë.

Një arsye tjetër lidhet me rënien e fuqisë blerëse për veshje. Çmimet e ushqimeve janë rritur me ritme dyshifrore pas luftës në Ukrainë duke bërë që shporta e shpenzimeve mujore të anojë nga ushqimet më shumë se për veshjet.

Tregtarët e pakicës pohojnë vitin e fundit se kërkesa ka rënë ndjeshëm dhe konkretisht që kur nisi rritja e çmimeve të ushqimeve.

Ashtu si edhe për mallrat e tjera, çmimet e veshjeve kanë qenë më të larta pasi vala e kostove ka përfshirë edhe këtë sektor.

Në të kundërt, veshjet e përdorura janë grupi i vetëm që shënoi rritje. Rrobat e përdorura po regjistrojë rritje vit pas viti, tendencë që ka vijuar edhe në vitin 2023. Kjo tregon se gjithnjë e më shumë disa kategori konsumatorësh po zhvendosen në këtë segment që po përhapet me shpejtësi.

Ndryshimet klimatike po luajnë rol. Dimri i ngrohtë ka ndikuar në rënien e shitjeve të këpucëve në të gjithë globin vitin e kaluar, duke rritur stoqet në magazina gjatë këtij viti.

Gjithashtu veshjet e dimrit kaluan një sezon të vështirë vitin e kaluar. Stinët jo normale janë duke e ndikuar negativisht edhe industrinë e modës dhe bizneset e lidhura më to, që nga prodhimit tek shitjet.

Këtë vit, fabrikat e prodhimit të këpucëve në vendin tonë kanë ulur sasitë edhe nga fakti se moti i ngrohtë ka tkurrur kërkesën për këpucë në Europë./MONITOR

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI