Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Shqipëria, në vendnumëro kundër informalitetit në punësim, fenomeni 3-fishi i rajonit

Lapsi.al 2 October 2023
Shqipëria, në vendnumëro kundër informalitetit në

Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po qëndron në vendnumëro, referon studimi për ecurinë e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor që u krye së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, informaliteti në tregun e punës ka pësuar rënie graduale vit pas viti, në 12-13% të totalit të punësimit më 2021 nga 22% që ishte në vitin 2014.

Më një aksion në vitet 2015 -2016 Shqipëria e uli disi informalitetin në tregun e punës, duke e çuar treguesin në 35% nga më shumë se 50% që ishte në vitin 2014.

Grafiku i ekspertëve të Vjenë tregon se që nga viti 2017 dhe deri më 2021 nuk ka më asnjë përmirësim, përkundrazi ka tendencë të lehtë në rritje të informalitetit në tregun e punës. Ekspertët e Vjenës cilësojnë se punësimi informal ka vazhduar të bjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor në 2021.

Vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia publikojnë zyrtare të dhënat për punësimin informal, të llogaritura nga Anketa e Forcave të Punës, duke përfshirë personat e vetëpunësuar në bizneset e paregjistruara, punëtorët me pagesë pa kontratë dhe punëtorët e papaguar të familjes.

“Në dekadën e fundit, informaliteti ka prirje në rënie në të tre vendet, por vitet e fundit zhvillimet kanë qenë të ndryshme.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, punësimi informal ra si në vitin 2020, ashtu edhe në vitin 2021, ndërsa në Shqipëri ngeci.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishin të ngjashme nivelin e punësimit informal (rreth 12-13% e totalit), ndërsa në Shqipëri, pesha ishte e konsiderueshme më e lartë (37%)” , theksohet në studim.

Papunësia mbetet një problem i madh për të rinjtë në rajon. Në vitin 2021, papunësia e grupmoshës (15-24) vjeç ishte mbi 25% në të gjitha vendet dhe deri në 38% në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Që nga pandemia, grupmoshat e ndryshme në rajon kanë dëshmuar tendenca të ndryshme në dinamikat e papunësisë. Në Kosovë dhe Serbi, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm tek të rinjtë (15-24 vjeç), ku Kosova pati rënie mbresëlënëse prej 11.4 pikë për qind.

Në të kundërt, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmirësimi më i dukshëm u vu re në moshën e mesme, por jo për të rinjtë.

Në Mal të Zi, i vetmi grup që përjetoi rënie të papunësisë ishin të moshuarit (55-64 vjeç), ndërsa të rinjtë panë një rritje prej 12 pikë përqindje në shkallën e tyre të papunësisë./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI