Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen në Rinas, liberiani dhe i riu nga Kosova

Lapsi.al 2 October 2023
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente false, arrestohen në Rinas,

Vihen në pranga një shtetas liberian dhe një shtetas kosovar që paraqitën dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria. Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara, si dhe dokumentet e identifikimit origjinale të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rinas/Goditen 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin, me dokumente false. Vihen në pranga një shtetas liberian dhe një shtetas kosovar që paraqitën dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria.

Sekuestrohen dokumentet e falsifikuara, si dhe dokumentet e identifikimit origjinale të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, paralelisht me angazhimin për t’iu ofruar shërbim korrekt shtetasve që hyjnë ose dalin nga kjo pikë e kalimit kufitar, ushtrojnë vazhdimisht kontrolle, bazuar në analizën e riskut dhe në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kalimit të kufirit, me dokumente të falsifikuara.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të tilla, për të cilat janë arrestuar në flagrancë shtetasi liberian S. K., 32 vjeç, banues në Poloni dhe shtetasi B. M., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Këta shtetas i kanë paraqitur punonjësve të Policisë Kufitare, dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara, për të dalë nga Shqipëria. Pas verifikimeve nga punonjësit e Policisë Kufitare, me pajisjet dedektuese, ka rezultuar se këto dokumente ishin të falsifikuara.

Dokumentet false janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me dokumentet e identifikimit origjinale (pasaportë, ID) të shtetasit liberian, të cilat iu gjetën atij gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale për këto raste i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI