Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ballkoni me kanabis, edhe Apeli lë të lirë Encën

Lapsi.al 3 October 2023
Ballkoni me kanabis, edhe Apeli lë të lirë Encën

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lë me masën e detyrim paraqitjes, këngëtaren Enca Haxhiaj e cila u kap në flagrancë duke kultivuar kanabis në disa vazo në banesën e saj pranë TEG-ut.

Vendimi është marrë pasi prokuroria ka hequr dorë nga animimi. Megjithatë gjyqtarja e Apelit Elona Mihali ka vendosur ta cilësojë si të ligjshëm arrestimin e saj nga policia, për çka pala mbrojtëse kishte kërkuar të shpallej i paligjshëm.

Vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Tiranë me vendimin nr. 2067 Akti, datë 14.09.2023,ka vendosur:

Vleftesimin si te ligjshem te “arrestit ne flagrance” te personit nen hetim R. H. Dhe caktimin ndaj saj si mase sigurimi ate te "Detyrimit per paraqitje ne Policine Gjyqesore", parashikuar nga neni 234 iK.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personi nën hetim me iniciale R.H, i cila kërkoi ndryshimin e vendimit, vlerësimin si të paligjshëm të arrestimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit personal.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parëtë Juridksionit të Përgjithshëm Tiranë, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues atë të “arrestit në burg”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 03.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Elona Mihali, vendosi:

Mospranimin e ankimit te Prokurorise te ushtruar ndaj vendimit nr.2067 akti, date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak te heqjes dore nga ankiminga ana e Prokurorise.

Mospranimin e ankimit te personit nen hetim Ruensa Haxhiaj te ushtruar ndaj vendimit Nr.2067 , date 14.09.2023 te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Tirane per shkak se ankimi eshte ushtruar jashte afatit ligjor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI