Flash

Gérard Depardieu reagon ndaj akuzave për sulm se*sual

Lapsi.al 3 October 2023
Gérard Depardieu reagon ndaj akuzave për sulm se*sual

Gérard Depardieu ka adresuar akuzat për përdh*nim dhe sulm se*sual të bëra kundër tij në vitet e fundit, duke iu drejtuar rasteve në një letër të hapur në gazetën Le Figaro.

“Nuk mund ta lej me aq që thjesht të dëgjoj apo lexoj gjëra për veten time dhe mos të reagoj. Mendova se nuk më interesonte, por jo. E gjithë kjo ndikon tek unë”, ka shkruar ai.

Një akuzë për përdh*nim kundër aktorit francez, e bërë nga aktorja Charlotte Arnould në vitin 2018, aktualisht po kalon nëpër gjykata.

Për më tepër, faqja e internetit investigative e lajmeve Mediapart publikoi një raport të thelluar në prill në të cilin 13 gra akuzuan aktorin për sjellje të papërshtatshme se*suale, ndërsa stacioni radiofonik France Inter raportoi dy akuza të reja gjatë verës.

Depardieu mohoi akuzat në një letër të hapur të botuar në faqen e internetit të gazetës Le Figaro të dielën mbrëma dhe me titullin "Më në fund dua t'ju them të vërtetën".

Ai iu drejtua akuzës  të ngritur ndaj tij nga Arnould, pa dhënë emrin e saj, duke sugjeruar se ajo kishte ardhur me konsensus në dhomën e tij. Aktorja, prindërit e së cilës ishin të miq të vjetër të Depardieu, fillimisht iu afrua aktorit me shpresën se do të punonte me të në një shfaqje për nder të këngëtares franceze Barbara.

“Sot nuk mund të këndoj më për Barbara sepse një grua që donte të këndonte për nder të saj me mua më akuzoi për përdh*nim. Më në fund dua t'ju them të vërtetën time. Nuk kam abuuzuar kurrë me një grua”, ka shkruar ai.

“Një grua erdhi në shtëpinë time për herë të parë dhe u ngjit në dhomën time me dëshirën e saj. Ajo sot thotë se aty është përdh*nuar,” vazhdoi aktori./Lapsi.al

Të këshilluara

Idris Elba: Kam kërkuar terapi, shkak puna

Idris Elba i është drejtuar ndihmës së terapisë për ta ndihmuar atë të heqë një "ves jo të shëndetshëm" që ka ndikuar në stilin e tij të jetesës. Duke u para...

13:00

Historia e modeles së famshme shqiptare.

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, Emina Çunmulaj, ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në A...

12:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI