Flash

Përmbytje në Itali dhe Greqi

Reshjet intensive të shiut dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë disa zona të Italisë dhe Greqisë, duke shkaktuar p&eum...

18:52

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

KFOR: Po shtojmë praninë dhe aktivitetin tonë në veri të Kosovës

Lapsi.al 3 October 2023
KFOR: Po shtojmë praninë dhe aktivitetin tonë në veri

KFOR ka deklaruar se po shton praninë e forcave dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist.

”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës. Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Do të vazhdojmë të rregullojmë qëndrimin tonë, sipas nevojës.

KFOR-i gjithashtu ka kërkuar riangazhim në dialog, pasi sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëri.

”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse", tha KFOR.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Diell dhe kthjellime

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malor...

07:30

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI