Flash

Mario feston ditëlindjen, Kim i bën urim të veçantë.

Lapsi.al 3 October 2023
Mario feston ditëlindjen, Kim i bën urim të veçantë.

Mario Dedivanoviç është një nga grimerët më të kërkuar në listën e të famshmëve duke përfshirë Kardashianët. Ai është gjithashtu një ambasador i “Anastasia Beverly Hills” dhe ka hartuar programin e tij të trajnimit të quajtur “Master Class”.

Mario shfaqet në serialin “The Kardashians” si miku i Kimit dhe si grimeri i saj e që atëherë ata të dy kanë qenë një dyshe simpatike.

Kimi tregohet shumë e dashur ditën e djeshme duke e uruar mikun e saj të vjetër për ditëlindjen e tij.

Në fotografinë e parë që postoi bukuroshja shkruante: “Gëzuar ditëlindjen për të vetmin Mario Dedivanoviç. E di që ditëlindjen e pate dje, por unë isha shumë e zënë duke folur me ty në telefon e duke kënduar, kështu që po postoj tani t’i tregoj botës se të dua dhe më ka marrë shumë malli për ty.

Ndërsa në fotografinë e radhës ajo shkruan: “Për ditëlindjen tënde të kam blerë 40 bileta aeroplani, e kështu ndoshta mund të të shoh më shpesh sepse distanca nuk po funksionon”.

“Kjo është gjithçka që kemi tani për tani, prandaj kam nevojë për ty më shumë se çdo herë”.

Të këshilluara

Historia e modeles së famshme shqiptare.

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në ShBA, Emina Çunmulaj, ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në A...

12:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI