Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

Protesta në Zall Herr, qytetarët: Ujin e mori Xhemal Qefalia, e çoi në Dajt

Lapsi.al 3 October 2023
Protesta në Zall Herr, qytetarët: Ujin e mori Xhemal Qefalia, e

Banorët e Zall Herrit kërkojnë ujë dhe rrugë. Për këto arsye, ata kanë dalë sot në protestë, të cilën e kanë përshkallëzuar deri në mbylljen e rrugës. Një prej tyre u shpreh se nuk kanë më besim as te deputeti i zonës së tyre.

“Deputeti mori “zagarët” e vet atje dhe iku. Ai kishte thënë “nuk kam çfarë u them banorëve”. Ne kemi nisur protestat. Këtë punë e kemi marrë seriozisht. Problemi jonë është rruga dhe uji” tha njëri nga banorët.

Një tjetër, grua e moshuar tha se deputeti Xhemal Qefalia me vëllanë u morën ujin dhe e çuan në Dajt duke i parë thatë.

“Xhemal Qefalia, ose të vijë këtu ose të heq mandatin. E çoi ujin në Dajt, kurse unë banore e Zall Herrit nuk kam pikë uji. Xhemal dhe Kujtim Qefalia të çojnë ujin në Dajt, kurse unë banore këtu nuk kam ujë. E mori ujin” tha ajo.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Diell dhe kthjellime

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malor...

07:30

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI