Flash

Çështja Hermoso, zbulohen deklaratat e Rubiales para gjykatësit: "Ajo po qeshte"

Lapsi.al 4 October 2023
Çështja Hermoso, zbulohen deklaratat e Rubiales para

E përditshmja dixhitale El Español arriti të ketë akses në deklaratat e bëra para gjykatësit nga tashmë ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales në lidhje me çështjen e njohur Hermoso. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve pas finales së Kupës së Botës të fituar nga kombëtarja iberike e femrave, Rubiales e puthi lojtaren në buzë dhe episodi shpërtheu polemikat. Hermoso, në fakt, akuzoi ish-numrin 1 të federatës se e kishte rrëmbyer atë puthje.

Çështja ka mbërritur në gjykata, ku Rubiales akuzohet për sulm seksual të dyshuar. Ky është rindërtimi i tij i fakteve siç i tha gjyqtarit të Gjykatës Kombëtare Francisco de Jorge më 15 shtator.

ÇËSHTJA HERMOSO, VERSIONI I RUBIALES

"Derisa nuk plasën polemikat, puthja ishte një meme", i tha ish-presidenti gjykatësit. "Ndoshta dikush u zemërua, por shumica dërrmuese e njerëzve e morën atë si një gjë të lezetshme. Nuk është se mora dikë fshehurazi në zyrë për ta puthur me forcë. Jo. Ishte diçka kaq e natyrshme, në sytë e miliona njerëzve. Nëse e respektoj Jenni? Si mund të mos e bëja nëse i kërkova lejen para se ta puthja! E ajo u largua duke qeshur, duke më goditur dy herë në shpinë. Për çfarë motive duhet të kërkoja falje nëse të dy ishim super të lumtur?".

Lexo më tej: FIFA pezullon Rubiales për puthjen e futbollistes, efekt domino në Spanjë: RFEF i sulet kapitenes Hermoso

“Ajo e di shumë mirë se nuk është e sinqertë”, vazhdoi Rubiales. “Gjatë ndarjes së çmimeve po përqafoja lojtaret dhe trajnerin kur kaloi ajo. Erdhi tek unë për të më përqafuar, u përqafuam, më ngriti lart dhe unë bëra një gjest që të mos rrëzohesha. Në atë moment unë nuk them se nuk duhet të më preknin, më falni, bythën, gjunjët apo shpatullën. Ne fituam një Kupë Bote dhe euforia dhe gëzimi i madh aty ishte diçka e papërshkrueshme. E gjitha kjo me një dialog në të cilin i kujtova - duke qenë se humbi një penallti - për t’i ngritur pak moralin, se pa të nuk mund ta fitonim Kupën e Botës. Ajo më thotë se jam budalla dhe pastaj e pyeta nëse mund t’i jepja një puthje të vogël. Ajo më tha se nuk ka problem”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI