Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Delegacioni i BE dënon kërcënimet ndaj drejtësisë: Autoritetet shqiptare të mbajnë përgjegjës autorët

Lapsi.al 4 October 2023
Delegacioni i BE dënon kërcënimet ndaj drejtësisë:

Faktori ndërkombëtar ka dënuar kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë me guxim korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Pas ambasadës amerikane dhe britanike, edhe delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar thellësisht i shqetësuar për kërcënimet ndaj autoriteteve të drejtësisë.

BE u kërkon autoriteteve shqiptare të hetojnë me shpejtësi këto kërcënime dhe të vënë para përgjegjësisë autorët.

“Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.

Vlen të theksohet se, Policia e Shtetit mori në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, pasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eliminimin e saj apo të një të afërmi.

Prokurorja e dosjeve të forta në SPAK, më e fundit ajo e masakrës së urës Vajgurore ishte vënë në shënjestrën e të fortëve të Lushnjës, mbasi kërkoi burgim të përjetshëm për dy miqtë e Haxhiut, Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshin.

Burime shumë të sigurta i thanë Top Channel se nën ruajtje të posaçme është marrë dhe familja e prokurores Musabelliu, për të cilën mbrojtja iu kërkua policisë nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Deri më tani nga kjo struktura e posaçme kundër krimit të organizuar janë kanë marrë në ruajtje të posaçme, dy gra gjyqtare dhe prokurorja Musabelliu.

Pasi prokurorja speciale u mor nën ruajtje familjarisht, kryeprokurori i SPAK kërkoi rishikim të masave të sigurisë dhe mbrojtje më të shtuar të godinës nga Garda e Republikës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI