Flash

Inter, një thesar i vjen nga Champions: arkëtimi për 2 ndeshjet është i pabesueshëm

Lapsi.al 4 October 2023
Inter, një thesar i vjen nga Champions: arkëtimi për 2 ndeshjet
Inter ka luajtur vetëm 2 ndeshje në Champions League këtë sezon, por fitimi neto i klubit është vërtet i jashtëzakonshëm. Skuadra zikaltër në këtë start të aventurës europiane ka bërë llogaritë e habitshme: në arkat e Zhang janë futur shuma marramendëse. Në fakt, siç shkruan Calcio e Finanza, Inter ka përfituar tashmë 45 milionë, që nga fillimi i Champions League. Praktikisht një thesar.

FAKTORËT QË E BËN TË MUNDUR

* bonusi i pjesëmarrjes, i njëjtë për të gjitha italianet, 15.64 milionë euro. * renditja historike/dhjetëvjeçare, që llogarit një buxhet prej 600 milionë eurosh i ndarë mes të gjithë konkurrentëve: Inter ka të drejtën e 20.5 milionë euro. * market pool 1, me shumën e 3.4 milionë eurove dhe market pool 2, qe shton 2.3 milionë të tjera. * bonusi i rezultateve prej 3.73 milionë. Lexo më tej: Si askush në Serie A, financimi më i madh për Zhang… tifozët: bilanci i Inter flet qartë Totali është 45.53 milionë dhe është një thesar i destinuar qartësisht të rritet. Kjo për faktin se Inter do të luajë me siguri të paktën 4 ndeshje të tjera në grup. Më pas, në bazë të kualifikimit të skuadrës së Inzaghit për fazën me eliminim direkt, Inter do të arkëtojë më shumë para. Një Champions League që i bën të pasur ata që e luajnë dhe mbi të gjitha ata që ecin përpara.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI