Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kreu i Policisë së Kosovës: Dyshojmë se kishte edhe rusë në sulmin e Banjskës

Lapsi.al 4 October 2023
Kreu i Policisë së Kosovës: Dyshojmë se kishte edhe

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se autoritetet në Prishtinë kanë fakte, të cilat dëshmojnë se shteti i Serbisë dhe Ushtria e Serbisë i kanë dhënë mbështetje të plotë ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiç, i cili ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

“Ka fakte se ai nuk ka mundur ta kryejë i vetëm këtë ndërmarrje po është ndihmuar nga shteti i Serbisë” – tha Hoxha.  

Hoxha, ka pohuar se është një arsenal jashtëzakonisht i madh armësh të sekuestruara dhe se po hetohet edhe për dyshimet e përfshirjes së shtetasve rusë.

“Disa prej armëve dhe pajisjeve që janë konfiskuar janë të prodhimit rus, këtë mund ta konfirmojmë" - tha Hoxha që shtoi se shpesh në veri janë parë shenjat "Z" që rusët kanë përdorur në Ukrainë.

"Situata që mbretëron në pjesën veriore të Kosovës, mund të themi që situata është me e qetë në krahasim me ditët dhe javën e kaluar. Ka filluar normalizimi i gjendjes atje, mirëpo shqetësim mbetet pjesa rreth kufirit ku vërehet që ushtria e Serbisë dhe organet e sigurisë së Serbisë kanë akoma një numër të madhe të dislokuar të personalitetit e po ashtu edhe të mjeteve luftarake, ushtarake. Policia po punon në disa drejtime për zbardhjen e rastit të 24 shtatorit” – tha Hoxha.

Ai ka sqaruar drejtimet në të cilat janë duke punuar tani, sepse situata në veri të Kosovës akoma nuk është qartësuar teksa hetimet janë duke u zhvilluar në shumë pista.

“Sa i përket situatës brenda Kosovës ne jemi duke vazhduar punën. Operacioni i krehjes së terrenit është duke vazhduar po ashtu hetimet janë duke u zhvilluar në shumë pista për të dokumentuar atë që ka ndodhur”.

Sipas tij, primare duhet të jetë analizimi i armatimit, lidhja e grupeve terroriste, pastaj se si janë bërë planifikimet.

“Aktualisht ne jemi disa duke punuar në disa drejtime. E para është që të analizojmë gjithë këtë lloj armatimi, të analizojmë lidhjet e grupeve terroriste kriminale në mes veti, pastaj planifikimet se si kanë ndodhur dhe dëshminë e të gjithë asaj ngjarje se çfarë ka ndodhur”.

/LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI