Flash

Në pranga 49-vjeçari prej “Tempullit”, shpërndante kokainë dhe kanabis në shkollat e Beratit

Lapsi.al 4 October 2023
Në pranga 49-vjeçari prej “Tempullit”, shpërndante

Vihet në pranga një 49-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe doza kanabisi, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe në zona të ndryshme të qytetit të Poliçanit.

Për këtë rast, shërbimet e Policisë vunë në pranga shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues në Poliçan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Të këshilluara

Kompania Lufra, nga Shqipëria drejt Amerikës

Rrugëtimi që pozicionoi kompaninë si lider në industrinë e përpunimit të qumështit, ishte i mbushur me suksese për kompaninë Lufra: certifikime të cilësisë ISO,...

10:14

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI