Flash

Victoria Beckham thyen heshtjen për "tradhëtinë" e David

Lapsi.al 4 October 2023
Victoria Beckham thyen heshtjen për "tradhëtinë" e

Njëzet vjet pas lidhjes së dyshuar të burrit të saj, Victoria Beckham ka thyer heshtjen për momentin që për pak sa nuk prishi martesën e saj.

Në dokumentarin e ri të Netflix-it "Beckham", stilistja reflektoi për kohën kur David Beckham u akuzua për tradhëti ndërsa luante në Spanjë në 2003, pas transferimit nga Manchester United në Real Madrid.

“Ishte periudha më e vështirë sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh,” zbuloi Victoria.  Ajo vijoi të përshkruante dhimbjen dhe ankthin që ndjeu ndërsa përpiqej të shpëtonte martesën e saj me Davidin.

“E dini,  në Madrid, ndonjëherë ndiheshim si ne kundër gjithë të tjerëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin,” tha ajo. “Por kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtueshme. Nuk mund të filloj as t'ju tregoj se sa e vështirë ishte dhe si ndikoi tek unë. Ishte një makth. Ishte një cirk absolut - dhe të gjithëve u pëlqen kur cirku vjen në qytet, apo jo? Nëse nuk jeni në të.”

Edhe pse Beckhams gjithmonë i kanë mohuar pretendimet se David në të vërtetë kishte një lidhje - kur u pyet nëse ajo ishte e inatosur  me burrin e saj në atë kohë, Victoria e pohoi. "Nëse jam plotësisht e sinqertë, po, isha e inaosur," pranoi ajo. “Nuk isha e lumtur.”

David trajtoi situatën gjithashtu në dokumentar, duke pranuar, “Kishte disa histori të tmerrshme që ishin të vështira për t'u trajtuar. Ishte hera e parë që unë dhe Victoria ishim vënë nën një lloj presioni në martesën tonë.” Por pavarësisht dramës, martesa e tyre mbijetoi./Lapsi.al

Të këshilluara

SZA flet për romancën me Drake

Këngëtarja SZA ka reflektuar për romancën e saj me reperin, Drake teksa bisedonte me Rolling Stone. "Ne ishim vërtet të rinj," tha këngëtarja për median. “Nu...

12:39

Cilat janë shenjat më toksike të horoskopit

Si individë, ne të gjithë jemi fajtorë për pak toksicitet herë pas here, edhe nëse është e paqëllimshme. Megjithatë, disa shenja të zodiakut janë më të prirura ...

15:52

Elon Musk paditet nga Grimes

Elon Musk është paditur nga Grimes për të drejtat prindërore të tre fëmijëve të tyre. Grimes paraqiti një "peticion për të krijuar marrëdhënie prindërore" më...

17:40

Sia zbulon ndërhyrjen në fytyrë

Sia zbuloi se së fundmi i është nënshtruar një ngritjeje të fytyrës ndërsa nderonte mikun e saj dhe kirurgun plastik të Beverly Hills, Dr. Ben Talei, në 2023 Da...

14:52

Taylor Swift pjesë e DeadPool 3?

Ndërsa bota e futbollit dhe e muzikës është fokusuar në romancën e mundshme të Taylor Swift  me  Travis Kelce, fansat e filmit u fokusuan në diçka tjetër. Kë...

14:22

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI